
DEPUTETET E OPOZITËS SËRISH KANË NJË KUSHT KRYESOR, DORËHEQJEN E METËS. Këshilli Parlamentar për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, në mënyrë për t’i hapur rrugë arrestimit të tyre.
Mbledhja qw u zhvillua me dyer tw mbyllura dhe eshte drejtuar nga Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule, pasi Kryeparlamentari Meta, që është njëkohësisht edhe Kryetar i këtij Këshilli, është tërhequr nga drejtimi i saj për shkak të konfliktit të interesit. Ndersa deputeti Mark Frroku ka dorezuar me shkrim kerkesen per mbrojtje. Nderkohe deputeti I PD-se Eduart Helimi ka bere publik qendrimin e PD-se. Pas shqyrtimit të kerkesës së Prokurorisë dhe shpjegimeve të deputetëve, Këshilli ka afat 4 javë, për të hartuar një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandohet rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj Doshit dhe Frrokut.