
Katër fabrika janë mbyllur deri më tani në qarkun Shkodër, ndërsa zhvlerësimi I euros dhe rritja e kostove po rëndojnë gjithnjë e më shumë bizneset prodhuese. Shqetsimi u ngrit gjatë takimit të Shoqatës “Manifaktura Shqiptare” të zhvilluar në hotel “Colosseo” me përfaqësues të bizneseve të sektorit në Shkodër.
Kryetari I shoqatës Florian Zekja, solli në vëmëndje edhe rënien e numrit të të punësurave. Zekja tha se nga 65 mijë punonjës në vitin 2022, sot numri ka zbritur në 40 mijë. Përballë kësaj situate, bizneset po kërkojnë edhe alternativa jashtë tregut vendas. Gjergj Leqejza, sipërmarrës në industrinë fason thotë se tregjet e huaja mund të jenë një mënyrë për të mbajtur gjallë aktivitetin, duke treguar se prej dy vitesh një pjesë të biznesit të tij e ka shtrirë në Uzbekistan.
Bizneset kërkojnë ndërhyrje konkrete për të frenuar mbylljen e fabrikave dhe për të ruajtur vendet e punës, ndërsa problematikat e sektorit pritet t’u përcillen institucioneve përgjegjëse në kuadër edhe të diskutimeve për Paketën Fiskale 2027.


