Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra Specialistin e Hetimeve të Aksidenteve pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, n/komisarin me inicialet O.Gj., per vepren penale “Shperdorim detyre”, duke ekzekutuar vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tiranë.

“Pas hetimeve 3 mujore të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se pas një aksidenti ne date 12 nëntor 2017, oficeri i Hetimit të Aksidenteve, jo vetëm nuk ka kryer veprimet proceduriale të domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes”, sqaroi policia. Gjithashtu SHÇBA arrestoi punonjesin e Policise Kufitare te Kakavijes, Ilir Osmani. 48-vjeçari u arrestua ne flagrance per “Drejtim mjeti ne gjendje te dehur”.

Artikulli paraprakPRESIONI I GREQISË: HIQNI EMRIN ÇAMËRI NGA LIBRAT SHKOLLORË
Artikulli tjetërBUSHATI NË HOLANDË, KTHEHET NË UNIVERSITETIN E TIJ PAS 18 VJETËSH: EVROPA MË PAK E HAPUR PËR TË HUAJT