
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës së avokatëve shqiptarë në Itali në ditën e Samitit III të Diasporës. Përmes një postimi në rrjete sociale Manja bën me dije se në takim u diskutua se si bashkatdhetarët tanë në Itali.
“Dy ministritë tona, në Itali dhe Shqipëri, kanë vullnetin e përbashkët për të tejkaluar çdo pengesë ligjore dhe burokratike në bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale dhe civile”, theksoi Manja.
“Ideja për organizimin e një konference me profesionistët shqiptarë të ligjit në Itali do jetë bashkëpunimi ynë i radhës”, nënvizoi ministri Manja.