Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bën të ditur se institucioni që drejton është duke punuar për një amnisti, por që nuk ka ende shifra zyrtare.

“Kam folë në parim për një aminsti si pjesë e një pakete të plotë të reformimit të sistemit të ndjekjes penale dhe kaq! Asgjë më shumë! Megjithatë, ne punojmë edhe për një amnisti, ashtu siç po punojmë për një paketë ligjore që transformon ndjekjen penale drejt standarteve të BE-së. Shifra mos kërkoni sepse nuk kam ende! Sapo të jemi gati, do tu njoftojmë! Deri atëhere durim!”, shkruan Manjani në një postim në Twitter. Manjani deklaron se nuk ka ende asnjë projekt të detajuar të një aministie të mundshme.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI FLET PËR MBETJET NË LANDFILL
Artikulli tjetërKURBIN , GODITET NJË GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL