Manjani: Vitin tjetër, do hapet burg i ri në Shkodër

Vitin tjetër, një burg i ri do të hapet në Shkodër. Deklaratën e ka bërë sot ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Duke pranuar se në burgje ka mbipopullim, ai tha se gjykatat duhet të përdorin më shumë variantet alternative të ndëshkimi penal, pra jo me burgim. I pyetur për mundësinë e burgjeve të hapura, Manjani tha se më parë duhet të krijojmë më shumë kushte në burgjet e mbyllura. Ndërsa pyetjes: “A do të ketë amnisti këtë vit”, ministri iu përgjigj se po bëhet një analizë paraprake. Sipas Manjanit, amnistia nuk e zgjidh problemin e mbipopullimit.