VIKTIMAT, EMIGRANTË DYSHOHET SE VININ NGA SOMALIA E AFGANISTANI. Të paktën 14 emigrantë janë shtypur nga një tren mbrëmë rreth orës 22:30 në hekurudhën Shkup-Veles në Maqedoni. Sipas mediave maqedonase dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë më shumë se 14 persona, pasi njoftohet se në momentin kur është afruar treni mbi hekurudhë kanë qenë duke pushuar të paktën 50 emigrantë. Refugjatët dyshohet se vinin nga Somalia e Afganistani.

Ata ndjekin rrugën e hekurudhave për të mos humbur nëpër pyetje, ndërsa synonin të kalojnë në Serbi e më pas drejt vendeve të Europës veriore. Për shkak të terrenit të vështirë të zonës ndihma e shpejtë ka vonuar ndonëse në vendngjarje ndodhen mjekë dhe policë për t’u ardhur në ndihmë personave të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.