Maqedoni, atentat me armë zjarri ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë, Nikolla Todorov ka qenë në shënjestër të një sulmi me armë zjarri, të enjten në drekë para ndërtesës së ministrisë. Mediat raportojnë se autori Lupço S. nga një fshat i Velesit qëlloi dy herë me revole ndaj ish-ministrit, por në incident fatmirësisht nuk pati të lënduar. Autori është kapur menjëherë nga truprojet e Todorov dhe ai ndodhet në një prej stacioneve të policisë në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ende nuk dihen motivet e sulmit. Todorov po shkonte në ministri për t’i dorëzuar zyrën ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Taravari. Qeveria e re e Maqedonisë u miratua me 62 vota për, 44 kundër dhe pesë abstenime pas një debati dy ditësh në parlament.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMEDIA BELGE: SHQIPTARËT, BOSËT E SHTËPIVE TË PROSTITUCIONIT
Artikulli tjetërBANDA E ADOLESHENTËVE, PAS GRABITJES ARRATISESHIN ME BIÇIKLETA