Rikthehet sërish dhuna dhe përplasja mes shqiptarëve e maqedonasve në ndeshjen mes Vardarit dhe Renovës.

Ekipi shqiptar i Renovës humbi përballë maqedonasve të Vardarit me një gol të diskutueshëm, duke sjellë reagimin e ashpër dhe përplasjen e dy ekipeve në fushë dhe tifozëve në stadium. Përleshjet vijuan edhe në dhomat e zhveshjes, ndëra shqiptarët e Renovës përmes një statusi në Facebook shkruajnë se “Kishte fyerje në baza nacionale gjatë gjithë ndeshjes, një gol i shënuar nga pozita jashtë loje dhe shumë padrejtësi të tjera. S’kishte si të ndodhte ndryshe” përfundon sqarimi drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë por jo vetëm. Ndeshjet mes ekipeve shqiptare dhe atyre maqedonase në kampionatin e futbollit të Maqedonisë zhvillohen gjithnjë nën një tension të lartë që i shoqëron para dhe pa ndeshjeve. Shpesh herë janë shfaqur edhe skena dhune mes lojtarëve e tifozëve duke u rikthyer sërish tek përballja që ishte mes Vardarit dhe Renovës.