Deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç kundër Maqedonisë dhe raporteve të saja me Kosovën kanë acaruar jashtë mase autoritetet maqedonase. “Ne kemi nevojë për marrëdhënie reciproke dhe të sakta.

Në qoftë se ata protestojë për faturat e pagesave, çka duhet të bëjmë ne pas njohjes së tyre ndaj Kosovës dhe votës së tyre pro në UNESCO”, ka thënë Dacic. Këta të fundit i janë përgjigjur Daçiçit se përse nuk sillet ngjashëm me vende të tjera që e kanë njohur Kosovën, siç është për shembull SHBA-ja. “Ta pyesim Daçiqin pse nuk sillet kështu me gjithë vendet që e kanë pranuar Kosovën, si SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, miqtë tradicional Francën, Italinë dhe shtete tjera.

Ta pyesim se pse nuk bëjnë gjeste të njëjta me qindra vende të botës që e kanë pranuar Kosovën dhe pse me kolegët e gjithë këtyre vendeve realizojnë takime? Pse realizon takime me BE-në, ku mbi 80% e vendeve e kanë pranuar Kosovën? Pse pikërisht para zgjedhjeve presidenciale në Serbi, i’u kujtua Daçiqit të merret me shtete të vogla në Evropë, si Maqedonia dhe Mali i Zi?”., – është përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për Daçicin.