Maqedonia e akuzoi Serbinë si “fqinj të keq”, duke thënë se duhet të ndalojë së “fyeri” atë, duke e quajtur “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë e përshkroi përdorimin e këtij termi si “provokim që ofendon ndenjat e qytetarëve maqedonas”. Qeveria në Shkup tha se Beogradi është duke vepruar “në mënyrë të papërshtatshme dhe fyese”. Në vitin 1991, kur Maqedonia shpalli pavarësinë nga Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë, fqinji i saj jugor, Greqia, protestoi kundër përdorimit të emrit Maqedoni. Një provincë veriore e Greqisë quhet po ashtu Maqedoni dhe Athina insiston se vetëm provinca greke duhet ta përdorë atë emër. Si kompromis, ish-republika jugosllave është lejuar t’i bashkohet shumë organizatave ndërkombëtare nën emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”. Nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ky vend ende njihet me këtë emër.