Maqedonia e Veriut po përgatitet të marrë mijëra vaksina ndërkohë që po përballet momentalisht me mungesën e tyre.

Ministri i Shëndetësisë thotë se dy avionë pritet të vijnë më 26 qershor me vaksina kineze në aeroportin e Shkupit të dielën, kurse një tjetër vjen nesër me 100 mijë doza Pfizer përmes sistemit Covax.

‘’Të gjitha dozat e vaksinave kineze me dy avionë, pritet të arrijnë me 26 qershor – të dielën në ora 14.00 dhe 16.00, nga 250,000 arrijnë në aeroportin e Shkupit. Është bërë plan për deponimin e tyre, në Institutin për mjekësi ligjore dhe në poliklinikën Jane Sandanski ku ka kapacitet të madh në dhomat e ftohta. Pfizer pritet të arrijnë gjatë ditës së nesërme, rreth 100.000 doza përmes sistemit Covax ‘’-deklaroi Venko Filipçe.