GJUHA SHQIPE NDALOHET NË ÇDO KOMUNIKIM ZYRTAR.Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë ka ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar. Sipas mediave ndryshe nga vitet e kaluara, kur ministrinë e drejtonin ministrat shqiptarë dhe dygjuhësia aplikohej në të gjitha nivelet, ministri aktual i Mbrojtjes, Zoran Jolevski ka ndërprerë praktikën e deritanishme dhe ka urdhëruar komunikimin vetëm maqedonisht.

Ndërkohë partia opozitare në Maqedoni, LSDM-ja ka kërkuar që të dënohen tifozët shqiptarë të Maqedonisë, të cilët festuan pak ditë më parë në Shkup e qytete të tjera pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sipas LSDM-së, askush nuk ka të drejtë të prishë qetësinë e qytetarëve, siç ndodhi pas ndeshjes. Policia e Tetovës ka thirrur në bisedë informative të gjithë tifozët të cilët dolën në sheshin “Iliria” . Siç bëhet me dije tifozëve tetovarë jane gjobitur  me 200 euro gjobe për prishjen e qetësisë publike.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/PoVci3AE2Xs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]