
Gazetari dhe shkrimtari Marash Mirashi, prezantoi në Lezhë romanin e tij më të fundit të titulluar “Vula”. Kjo veper e cila mer shtysë nga lufta e gjatë e dy grupimeve të njohura për të mbrojtur përkatësinë e vulës, është shndërruar mjeshtërisht nga autori në një përrallë moderne.Loja e imagjinatës sfidon kufijtë mes reales dhe të trilluarës, duke e vendosur lexuesin përballë një universi ku realiteti dhe fantazia ndërthuren në mënyrë befasuese. Ky botim u prit me interes nga lexuesit dhe dashamirësit e letërsisë, të cilët vlerësuan stilin e veçantë të autorit, gjuhën sarkastike, groteskun dhe mënyrën si ai ndërthur filozofinë me artin e rrëfimit.
Autori i ketij botimi Marash Mirashi theksoi se romani “Vula” është një reflektim mbi absurditetin e përditshëm, i cili shpesh maskohet si normalitet. Kur politika rend pas simboleve, qytetarët bëhen spektatorë të një teatri të çmendur.
Ky botim i gazetarit dhe shkrimtarit Marash Mirashi vjen pas suksesit tw arritur me romanin “Briret”, i cili tërhoqi vemendjen e lexuesve duke u vlerësuar me çmimin letrar “At Gjergj Fishta” në vitin 2024.






