NË 15 NDESHJE RONALDO KA SHËNUAR 25 GOLA, NDËRSA MESSI 15 GOLA.Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i fazës së parë në La Liga. Talenti portugez është shpallur fitues me 54.3% të votave në sondazhin e zhvilluar në faqen sportive spanjolle “Marca.com”.

Në vendin e dytë, por më një diference shumë të madhe është rivali i përjtshëm i CR7, Lionel Messi me 13,4% të votave. Në vendin e trete është Kampioni i Botës Toni Kroos me 7.3% . Në këtë sondazh të “Marca.com” kanë marë pjesë 18.600 votues. Edhe pse sonadazhi i Marca-ës mund të cilosohet si i njëanshëm( si një gazetë pranë Realit) edhe shifrat në fushë flasin për një superjoritet të madhë të Ronaldos karshi Messi-t. Në 15 ndeshje Ronaldo ka shënuar 25 gola, ndërsa Messi 15 gola. Dueli ndërmjet Ronaldos dhe Messi-t pritet të vazhdojë edhe në vitin 2015, duke filluar në garën për “Topin e Artë”. Fituesi i Champions League përballë lojtarit më të mirë të “Botërorit Brazil 2014”. Ndërmjet dy sulmuesve më të mirë në botë, kemi një “mbrojtës” si Manuel Neuer.

Artikulli paraprakOlta Gixhari ne pritje te Arvizu ……
Artikulli tjetërVLLAZNIA DO SHESË LOJTARË TË AKADEMISË