Shkrimtari shkodran Marçel Hila ka promovuar në Lezhë librin e tij më të fundit me titull “Në zaman të asaj furie”, njw botim ku Shkodra vjen e gjallë me bukurinë, qytetërimin, rrugicat karakteristike, pazarin e vjetër, fejesat dhe dasmat, të ndërthurura artistikisht, si në pikturat e Idromenos.Aktiviteti promovues mblodhi së bashku shkrimtarë, poetë, studiues dhe dashamirës të librit, të cilët e vlerësuan maksimalisht veprën më të re të Marçel Hilës, duke e cilësuar atë si një pasqyrim të ndjeshëm të traditës, dashurisë dhe identitetit shkodran.
Autori i librit, Marçel Hila, shprehet se fraza “Dashnia asht ma e fortë se vdekja” ka qenë shtysa kryesore që e ka nxitur drejt shkrimit të këtij botimi.
Në këtë aktivitet kulturor, fjala letrare dhe reflektimi u ndërthurën rreth mesazhit të fuqishëm të veprës, se dashuria mbetet forca më e madhe që triumfon mbi çdo pengesë, edhe mbi vdekjen.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË
Artikulli tjetërTRUMP KRITIKA EUROPËS: DUA TË KENI SUKSES SI SHBA