E pranishme prej 25 vitesh me investime në dhe ne mbeshtetje te njerezve ne nevoje ne Mirditë, humanistja austriake Mariana Graff i ka kushtuar edhe një libër kësaj zone. Në këtë botim ajo ka përmbledhur historinë, traditat, trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore të Mirditës. Mosvlerësimi siç duhet i kësaj zone me potencial të jashtëzakonshëm turistik e ka nxitur që të realizojë këtë libër, thotë Mariana Graf.

Në prezantimin e këtij libri ishin të pranishëm autoritete lokale, shkrimtarë, studiues, historianë, si dhe ambasadorja e Austrisë në vendin tonë, Monica Zach, të cilët vlerësuan kontributin e Marjana Graff për Mirditën dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë.

Ky botim i Mariana Graff do të jetë një guidë mjaft e rëndësishme për të gjithë ata që duan ta njohin dhe eksplorojnë Mirditën me gjithçka që kjo zonë ofron.

Artikulli paraprakSTACIONI I TRENIT KTHEHET NË SKENË ARTI
Artikulli tjetërVLLAZNIA MPOSHTET NGA DINAMO