
Marina Duhani rikthehet në krye të Këshillit të Qarkut Shkodër. Ajo është zgjedhur në këtë detyrë me 15 vota pro, gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, pas dorëheqjes së Edmond Ndout. Ky i fundit u largua nga drejtimi i institucionit pasi mori detyrën e drejtuesit të OSKSH-së për Rajonin e Veriut. Pas votimit te fshehte te anetareve te keshillit te qarkut, Duhani mori 15 vota pro.
Pas rizgjedhjes, Marina Duhani ka falënderuar anëtarët e Këshillit të Qarkut për mbështetjen, duke u shprehur për angazhimin e saj në drejtimin e institucionit.
Marina Duhani rikthehet kështu në drejtimin e Këshillit të Qarkut Shkodër, një detyrë që e ka mbajtur edhe më herët.


