
Sfidë e bashkisë Malësi e Madhe në këtë fillimvit mbetet rikonstruktimi i 3 rrugëve të amortizuara që janë pjesë e kësaj njësie bashkiake.
Kryebashkiaku Tonin Marinaj bën me dije se rëndësi të veçantë paraqet rruga e vënia në funksion të plotë e segmentit Bratosh – Razëm, i cili lidh dy njësi administrative. Në muajin e dytë të këtij viti do të fillojë gjithashtu rikonstruktimi i gjimnazit “Sherif Hoxha” në Koplik. Investimet në institucionet mësimore kanë përfshirë edhe shkollën 9-vjeçare të Bajzës, pjesë e njësisë administrative Kastrat.






