Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, është përzgjedhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP), një nga programet më prestigjioze të shkëmbimit për liderë të rinj.
Lajmi është bërë publik nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila njofton se Koçeku është pjesë e një grupi deputetësh të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Ata do të udhëtojnë në Washington DC, Phoenix në Arizona dhe Pensacola në Florida.
Gjatë programit, pjesëmarrësit do të zhvillojnë takime dhe aktivitete që synojnë forcimin e bashkëpunimit SHBA–Shqipëri, me fokus në nxitjen e lidhjeve tregtare, zhvillimin ekonomik transparent dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike përmes bashkëpunimit ndërpartiak.
Marjana Koçeku është e vetmja deputete e përzgjedhur nga veriu i Shqipërisë, duke përfaqësuar Shkodrën dhe rajonin verior në këtë nismë ndërkombëtare.
Ambasada Amerikane bën me dije se e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka përgëzuar deputetët për përfshirjen e tyre në këtë program, i cili synon shkëmbimin e praktikave më të mira në qeverisje dhe forcimin e demokracisë.

Artikulli paraprakVAKSINA “HPV” ME DETYRIM EDHE TEK DJEMTË
Artikulli tjetërULET ME 17.5 % NUMRI I AKSIDENTEVE RRUGORE NË SHQIPËRI