Nisja e reshjeve të shiut ka rikthyer shqetësimin e hershëm për banorë të lagjes “Mark Lula’, në qytetin e Shkodrës . Segmenti kryesor që lidh këtë rrugë me ”Varrezat e Dëshmorëve” pranë urës së trenit eshte mbushur nga uji duke vështirësuar lëvizjen si për këmbësorët po ashtu edhe per automjetet.

Infrastruktura ekzistuese duket se nuk përballon reshjet me itensitet duke krijuar edhe pellgje të mëdha uji. Kjo situatë duket se përsëritet thuajse cdo vit në stinën e reshjeve duke bllokuar për orë të tëra rrugën.

Ndërsa shqetësuese për banorët janë edhe rrugët në brendësi të kësaj lagje ku mungon infrastruktura, asfalti i dëmtuar dhe gropat e krijuara janë një problem që banorët ndeshen prej shumë vitesh dhe deri tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

https://youtu.be/fggRQaIlmsU

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRESHJET, KUB MONITORON SITUATËN NË TERREN
Artikulli tjetërMBLEDHJA E RRADHËS E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR