Aksioni I pak ditëve më parë për lirimin e hapësirave publike në lagjen “Rus”, pranë tregut është konsideruar nga qytetarët një ndëryrje e domosdoshme pasi do t’i shërbejë komunitetit.

Ndërsa vlerësojnë ndërhyrjen qytetarët kerkojnë që kjo zonë të pastrohet nga inertet dhe të jetë një hapësirë e aksesueshme nga të gjithë

E ndërsa pritet që të ndërhyet për rikonstruksionin edhe të “markatës së mishit” qytetarët shtojnë se ky investim do të jetë i rëndësishëm pasi në këtë markatë mungojnë disa element  të rëndësishëm sic është kryesisht higjena

Tregtarët jashtë kamerave theksojnë se nuk janë në dijeni të projektit për rikonstruksionin e “markatës së mishit” por e mirëpresin investimin  per rikualifikimin e kësaj merkate

Artikulli paraprakRAMA: INDEKSIM ME 6.1% TË PAGAVE PËR PUNONJËSIT E OSHEE-SË
Artikulli tjetërNIS NDERHYRJA EMERGJENTE NË UREN E MATIT