Vllaznia për futbollistin Herald Marku është një zgjedhje shpirtërore. Nga Austria ku kuqeblutë po zhvillojnë fazën përgatitore, mesfushori që iu ribashkua skuadrës shkodrane shprehet se pas një sezoni jo të mirë tek Partizani zgjodhi Vllazninë, skuadër në të cilën ka gjetur disa lojtarë të rinj por që e kanë mirëpritur ardhjen e tij.

Marku u largua si fitues i Kupës nga Vllaznia ndërsa shpreson që sezonin e ardhshëm të jetë fitues i titullit kampion me kuqeblutë.

Përballjen e Konferencë League me rumunët e Krajova Marku e cilëson si një ndeshje të vështirë por sipas tij Vllaznia ka mundësi që të kualifikohet për në turin tjetër.

Prej pesë ditësh Vllaznia ndodhet në Austri ku po zhvillon fazën përgatitore nën drejtimin e stafit teknik me në krye trajnerin Mirel Josa. Kuqeblutë janë të përqëndruar për ndeshjen e Konferencë League ndërsa pas pjesëmarrjes në Kupat e Europës do mendojnë edhe për nisjen e sezonit të ardhshëm futbollistik.

 

Artikulli paraprak11 RASTE ME COVID-19 NË QENDRAT SHËNDETËSORE TË VELIPOJËS
Artikulli tjetërNIS REGJISTRIMI ONLINE PËR KLASAT E PARA