
Procedimin penal në gjendjen të lirë për administratorin e njësisë Guri Zi Pjerin Marku, sekretari i PD në degën e Shkodrës nuk e quan një gjë tjetër veçse një turp të policisë vendore të Shkodrës.
Administratori i njësisë Guri Zi u procedua në gjendje të lirë pas një aksioni të policisë së Shkodrës ku u asgjesuan 87 kubik bimë narkotike cannabis sattiva në fshatin Rrenc. Nga ky aksion u arrestuan dy shtetas, u morën masa disiplinore për disa punonjës policie dhe ndër ta u procedua penalisht në gjendje të lirë administratori Pjerin Marku. Kjo ka sjellë edhe reagimi e sekretarit të PD Aleksandër Marleci i cili përmes faqes së tij në facebook duke e quajtur një veprim qesharak të policisë së korruptuar dhe në grahmat e fundit.
“Pjerin Marku, Administratori i Njesise Administrative Guri i Zi ne Shkoder ndiqet penalisht ne gjendje te lire pasi policia na qenkerka zgjuar nga gjumi dhe paska ndermarre nje aksion kunder kanabisit ne zonen e Gurit te Zi. Turpi i nje policie ne grahma dhe në krim dhe korrupsion ne rradhet e saja e çon te ndermarre veprime te tilla qesharake gjoja per te luftuar mbjelljen e kanabisit ne vend.
Pjerini, perveçse nje intelektual i ri dhe nje djale plot vizion dhe energji pozitive eshte nje administrator i zoti i territorit dhe njeri i perkushtuar per komunitetin. Per Pjerinin fatkeqesisht ky sulm me prapaskene te paster politike nuk eshte i pari por shpresoj te jete i fundit”-shkruan sekretari Marleci duke qenë në mbështetje të administratorit. Reagimi i sekretarit të PD-së së Shkodrës është i vetmi deri tani. Vitin e kaluar u procedua një tjetër administrator, Tom Marku i njësisë Pult por që më pas u lirua nga gjykata.


