Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së tha se e vetmja alternativë e Ballkanit Perëndimor është integrimi në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij në takimin e organizuar nga “The Economist”, Rama mori si shembull marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili tha se arritën që të arrinin në një dakordësi vetëm nëpërmjet dialogut.

Rama tha se Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, kapërcyen tabutë e së kaluarës dhe dolën të dy të fituar, duke thënë se të njëjtën gjë duhet bërë edhe për mosmarrëveshjet e tjera, përfshirë këtu edhe çështjen ‘Kosovë-Serbi’.

Dialogu duhet të jetë mjeti i vetëm, tha Rama.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër, alternativa e vetme është Bashkimi Europian, jo sepse na e kërkon miqtë më të mëdhenj e të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë.

Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim dhe mendohet se edhe pse ka çështje si çështja e Kosovës, mos njohja nga Serbia ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta sepse jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve të Organizatave ndërkombëtare, rajoni jonë do jetë më i godituri,

megjithatë besohet se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara duke mbyllur hendeqet e së shkuarës. Mendoj se lajmi më i mirë është që mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku dhe dialogu është i vetmi instrument.

Për ta përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe, që është zgjidhja dialogu mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është historike dhe e jashtëzakonshme dhe është një mësim për të gjithë. Në përpjekje për të kënaqur, duke mos pasur kurajën për të mos thyer tabutë, si rrezik për karrierën dhe kjo nuk është mënyra që të fitohet vërtetë, ai i fitoi zgjedhjet sërish, dhe krijoi konsensus rreth kësaj bindjeje, jo bindje rreth konsensusit dhe shpresojmë që të gjithë ne kemi mësuar nga kjo”, tha Rama.

Më herët gjatë vizitës së tij në Greqi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, të cilët ranë në përfundimin se “duhet të zgjidhin çështjet e së kaluarës”.

Në përgjigje të akuzës së ish- ministres së jashtme, Dora Bakoyannis, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen 2009. Ai tha se Erdogan nuk është anti-grek, duke shtuar se kur e çoi marrëveshjen për detin në Kushtetuese, nuk e njihte, e kurrsesi nuk kishte si të ndikonte.

“Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik, Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë.

Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinq. Kjo është e vërteta. I jam shumë mirënjohës Mitsotakis dhe Denia sepse kanë pasur një qëndrim shumë konstruktiv dhe e kanë shfaqur vullnetin pa u dashur që të kthehemi pas sikur nuk

ka ndodhur asgjë, por duke vlerësuar situatën aktuale dhe duke pasur një mendje të qartë. COVID në spitale ne kemi shqiptar dhe njerëz nga pakicat greke po përballen me të njëjtin rrezik na duhet që t’i shohim popujt tanë në vendin e gjithsecilit si një thesar dhe duhet ta ruajmë këtë potencial të jashtëzakonshëm”, tha Rama,