Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije se është marrë në shqyrtim padia e bërë nga deputetët e opozitës, kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për refugjatët.

Kështu GJK ka pezulluar ratifikimin, duke bërë që ditën e nesërme të mos mund të votohet kjo marrëveshje në Kuvend, sikurse ishte parashikuar. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bëri me dije se kryetarja e GJK në një konferencë të jashtëzakonshme, njoftoi se pezullohen procedurat për këtë marrëveshje.

Seanca për shqyrtimin e padisë së opozitës do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPLAN MOBILITETI PËR BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërBERISHA: MOSBINDJA CIVILE DO JETË VULLKANI QË DO TË PËRMBYSË DIKTATURËN!