Marrëveshja me PD – Rama: Na jepni 71 vota e ata ikin nga qeveria më 26 qershor

Pas zhbllokimit në Kuvend të vettingut, kryeministri Edi Rama premton nisjen e punës për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit. Teksa zhvilloi një takim me banorët e Manzës në Durrës, Rama u shpreh se reforma në drejtësi është operacioni më i vështirë ndërmarrë në trupin e Shqipërisë. Vetëm kur pallati i drejtësisë të pastrohet nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar atëherë, do fillojë drejtësia e re përpara të cilës do të jenë të gjithë të barabartë. Dhe politikanët të cilët kanë bërë zullume, për të cilat drejtësia do kërkojë llogari do marrin ndëshkimin e merituar. Marrëveshja me PD-në, tha kreu i qeverisë, ishte për të shpëtuar vendin dhe u kërkoi votën banorëve të Manzës për tu dhënë mundësinë të vijojë reformat shtet formuese “25 qershor, vendos vota. Jepini ju 71 vota PS-së më 26 qershor ata ikin nga qeveria. Qoftë se ia jepni votën PD-së ikin të tjerët” Alternativën e PD-së, Rama e cilëson shkatërrim për vendin