Post i tij do te zevendesohet se shpejti, por Niko Peleshi, zv/kryeminister ne largim falenderon Ramen per guximin qe ndermori per te plotesuar kushtet e Bashes, ndersa kete te fundit e cileson edhe triumfator.

Portimi i plote:

NJE DITE E RE Sot është një ditë e re për Shqipërinë. Dje u kthye faqja e tranzicionit të stërgjatë dhe një faqe e re fillon të shkruhet nga sot në historinë e Shqipërisë. Kriza u kapërcye me impenjimin e ndërkombëtareve, por marrveshja politike për Shqipërinë e re u arrit me iniciativën dhe guximin e Edi Ramës. Dje u hoq vija e kuqe qe ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit. Ndaj sot i fituar është edhe Lulezim Basha dhe Partia Demokratike. Kjo marrveshje krijoi parakushtet dhe modelin se si për ceshtje të mëdha politika duhet të jetë bashkë. Sepse ceshtjet tona të mëdha nuk janë idiologjike por logjike, nuk janë të partive tona , por të Shqipërisë. Drejtesia, integrimi, pronat, legalizimet, zhvillimi i territorit, decentralizimi, administrata publike, arsimi kane vuajtur nga mungesa e konsensusit politik dhe qasja elektorale.

Do të kemi më në fund zgjedhje te pakontestuara dhe të njohura në ditën e parë te numërimit. Do të shkojme në fushatën zgjedhore jo për të garuar me akuza por me alternativa. Do të premtojme më të mirën afatgjatë, jo më të lirën afatshkurter. Edi Rama tregoi pjekurinë e një lideri që është në politikë për të lënë shenjen e vet transformuese në historinë e Shqipërisë, e cila është më e rëndësishme se pushteti. Falenderim i përzemērt për të gjithë socialistët dhe shqiptarët që janë forca e vërtete e ndryshimit. Mirënjohje për të gjithë ata që bashkuan forcat me mua për të dhënë përulësisht një kontribut modest për Shqipërinë e re. Punë më të mëdha dhe më të bukura na presin

 Optimist për të nesërmen. #EdiRama #PerShqiperineQeDuam #PS

Artikulli paraprakTË HËNËN MBLIDHET KUVENDI, VOTOHET VETTINGU DHE NDRYSHIMET NË QEVERI
Artikulli tjetërMINISTRI XHAFAJ TAKON RAMËN NË KRYEMINISTRI, SHOQËROHET NGA ÇAKO