Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X për marrëveshjen me Italinë për refugjatët, duke u shprehur i prerë se pakti do të vazhdojë ‘për sa kohë vendi fqinj do të dojë’.

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Më lejoni ta ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”, u shpreh Rama.

Ky reagim erdhi pasi minitri i Jashtëm Ferit Hoxha, në një intervistë për Euractiv u shpreh se: “Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBILANC NEGATIV PËR POPULLSINË, VDEKJET TEJKALOJNË LINDJET! NË JANAR-MARS LINDËN 5.146 BEBE DHE HUMBËN JETËN 5.514 PERSONA
Artikulli tjetër“JAM MES VËLLEZËRVE”/ HITA VIZITË ZYRTARE NË POLICINË E KOSOVËS: BASHKËPUNIM I VAZHDUESHËM PËR SIGURINË E QYTETARËVE TANË