Kryeministri Edi Rama ishte sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u firmos marrëveshja për një partneritet strategjik në fushën e shëndetësisë.

Ky bashkëpunim përfshin QSUT-në dhe Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, të cilët do të punojnë ngushtë me qendrën spitalore universitare të njohur europiane “San Raffaele” dhe universitetin “Vita-Salute San Raffaele” të Italisë.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se synimi i këtij partneriteti është transformimi i QSUT-së në një qendër ekselence dhe një pikë referimi për gjithë Ballkanin. Ai sqaroi se bashkëpunimi nuk do të jetë thjesht formal, por do të përfshijë menaxhimin dhe organizimin e përditshëm të qendrës spitalore, bazuar në modelet e suksesit që grupi “San Raffaele” ka realizuar më parë, si në Poloni.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se deri në vitin 2030, pritet që QSUT dhe Universiteti i Mjekësisë të përjetojnë një transformim të thellë dhe të konsoliduar në standardet më të larta të ekselencës europiane.

Rama: E lashë fjalën e shkruar duke marrë parasysh diellin. Do përpiqem të flas shkurt. Ky është një moment historik për shëndetësinë tonë, për QSUT, por edhe për vetë Shqipërinë. Sot hapim një faqe krejt të re, në një rrugë që ka qenë e gjatë, jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak, në një sistem shëndetësor ku e vetmja vlerë ka qenë ajo e profesionistëve që në kushte skandaloze luftonin për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë.

Ndërkohë as nuk mendonin më dot se një ditë kushtet do të bëheshin ato që janë sot. Përsëri ne jemi shumë më ambicioz. Ambicia është që të bëjmë këtë qendër si pikë referimi të Ballkanit dhe ta kthejmë në një qendër ekselencë mes qendrave të ekselencës në Europë. Dua t’ju përsëris diçka sot, nga grupi i ekspertëve që kanë ardhur këtu kanë vizituar çdo cep të qendrës spitalore kanë folur për mjek, përshtypja për personelin është e jashtëzakonshme. Ne kemi dëgjuar fjalët më të mira për ju, mjekët, personelin dhe kjo është baza e besimit tonë që ne mund ta transformojmë qendrën në një qendër ekselence për kujdesin shëndetësor në ballkon.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PD KLITI HOTI ME RININË: PLOT ENERGJI, SHPRESË DHE DASHURI PËR SHKODRËN TONË
Artikulli tjetërZGJEDHJET/ POSTA NUK UA KA DORËZUAR ZARFIN MBI 52 MIJË EMIGRANTËVE SHQIPTARË! DERI TANI KANË ARDHUR NË KQZ MBI 69 MIJË VOTA