Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar marrëveshje e fundit me SHBA si një epokë të artë gazi për vendin dhe Ballkanin.

Rama si projektin për Skavicën dhe këtë të fundit ia atribuon meritat ambasadores Yuri Kim, për të cilën thotë se pa të do të ishin të pamundura.

Ai thotë se po ashtu për TEC-in e Vlorës, u shpenzuan shumë keq 130 milion euro më parë, kurse tani konvertimin nga naftë në gaz është hap i jashtëzakonshëm.

FJALA NGA EDI RAMA

Kemi qenë me fat të kemi partnerët më të mirë të pajisur me pëvojën dhe ekspertizën më të mirë për të realizuar një projekt të kësaj përmase e të këtij kompleksiteti.

Zhvillimi i këtij projekti me lidertë tillë, dhe bashkëpunimi me SHBA për ta bërë këtë projekt realitet është hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Projekti i dytë madhor vetëm pak muajt e fundit mes Shqipërisë dhe SHBA. Pas atij për ndërtimin e hidrocentralit më të madh në 50 vite, që është diga e Skavicës.

Më duhet të them asnjë prej të dyjave nuk do ishte e mundur pa dikë që është këtu në këtë takim, që natyrisht është grua. Sepse vetëm gratë e forta mund të bëjnë të mundur gjërat e tilla. Dhe që është ambasadorja amerikane. Ia doli të hapë një hap më tej këtë marrëdhënie.
Dua të falënderoj dhe dikë tjetër, të cilin besoj që do t’i jap një shtyjë të pabesueshme moralit të vet shqiptarëve, pasi duke transformuar Vlorën në një qendër për gazin e lëngshëm natyror, dhe duke ia dalë që të vëmë në jetë, operative një nga skalionet, që ka qenë dështim. Është shumë e rë

130 milion dollarë u shpenzuar shumë keq. E di që për Egzonin këto janë qindarka, por për Shqipërinë është vlerë e jashtëzakonshme. Konvertimi i TEC-it të Vlorës nga nafta në gaz ësthë hap i jashtëzakonshëm. Kemi një shprehje, me dy gurë vrasim një zog. Dy projekte shumë të rëndësishme. Epoka e artë e gazit e parashikuar nga Agjencia, po shfaqet në Shqipëri. Mund të jetë veçanërisht e artë për Ballkanin.

Jam shumë jo i lumtur që nuk jam i lumtur që nuk jam aty në Huston, Texas. Shpresoj të jetë vetëm fillimi, dhe gjëra të tjera do dalin prej kësaj. Sepse e di shumë mirë se Shqipëria ka një dobësi për ata që nuk e njohin. Ata që vijnë s’ka shans të ndahen prej saj. Jam i sigurt që keni rënë në kurth.