
Publicisti shkodran Koloreto Cukali ishte i ftuari I rradhës në bibliotekën publike “Marin Barleti” për të diskutuar për librin e tij “Marshi funebër i gjelave të detit”. Rikthimi në vendlindje është shumë i veçantë për autorin i cili tregon që nuk i ka shkëputur lidhjet me Shkodrën.
Publicisti thotë se marrëdhënia e lexuesve me librin është duke u zbehur prandaj duhet të punohet në këtë drejtim .
“Marshi funebër i gjelave të detit” ishte temë kryesore e diskutimeve por dhe tematika të tjera që lidhen me letërsinë sot.