“Jo shfytëzimit të fëmijëve në punë” është marshimi sensibilizues që u zhvillua në qytetin e Shkodrës në kuadër të një projekti të financuar nga Bashkimi Europian dhe që zbatohet nga Save The Children në partneritet me organizatën “Gruaja në Zhvillim”.

Zyra e shërbimeve sociale në bashkinë Shkodër bën të ditur se fokusi janë fëmijët e rrugës.Edhe drejtoria rajonale e arsimit thotë se ka bërë përpjekje për të minimizuar fëmijët në situatë rruge.Ky marshim sensibilizuese “Jo shfrytëzimit të fëmijëve për punë” ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë duke qenë se puna tek fëmijët vijon të mbetet një sfidë për Shkodrën.