Kjo është pamja e bregdetit të Shëngjinit në këtë ditë marsi. Moti i ngrohtë me diell dhe temperaturat e larta po tërheqin pushues dhe vizitorë të shumtë drejt kësaj zone turistike. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune ka nisur të popullohet me vizitorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë ditorë dhe vinë në Shëngjin për të kaluar ditet me diell.

Nuk mungojnë besnikët e përhershëm të kësaj vije bregdetare, shqiptarët e Kosovës. Ata thonë se janë frekuentues të rregullt, pasi Shëngjini i përmbush në maksimum pritshmeritë e tyre.

Operatorët turistik kanë nisur përgatitjet e para për sezonin, pasi pritet që fluksi i lartë i turistëve të vijë në Shëngjin shumë më herët se vitet e tjera.

Artikulli paraprakGJYQTARI ËSHTË ME LEJE, SHTYHET SEANCA PARAPRAKE PËR ARBEN AHMETAJN
Artikulli tjetër14 DEGË TË REJA STUDIMI NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS