
Edi Martini kërkon të debutojë me fitore në ndeshjen e parë zyrtare në krye të Vllaznisë. Në prag të sfidës me Daugavpils, ai doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku trajneri shkodran deklaroi se kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër.
Poashtu, trajneri shkodran u ndal edhe te çështja Ildi Gruda.
Ndeshja e parë e Vllaznisë për Kupat e Europës do të luhet ditën e enjte me Daugavpils në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 20:00.


