Vllaznia luan në transfertë me Elbasanin të shtunën në orën 18:30 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri Edi Martini doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku tha se Vllaznisë i nevojitën pikët, edhe pse loja e ekipit nuk është akoma aty ku duhet.

Martini foli edhe për largimin e Kobiljar, ku tha se nuk do të ndikojë aspak. Ndërkohë, i pyetur për Gjinin, që tashmë është pjesë e Elbasanit, trajneri i Vllaznisë u shpreh se ai nuk ka qenë kurrë lojtar i kuqebluve.

Vllaznia kërkon të marrë fitoren e parë ndaj Elbasanit, në një duel ku tre pikët janë objektivi kryesor për kuqeblutë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSITUATA ME ZJARRET NË VEND, 22 VATRA NË 24 ORË, 3 MBETEN AKTIVE/ HELIKOPTERËT E FORCAVE TË ARMATOSURA NË OPERACIONE NË TIRANË, BULQIZË DHE DIBËR
Artikulli tjetërKONTROLLE NË ZONAT PYJORE TË SHKODRËS DHE KUKËSIT, IKMT: NDALOJMË ÇDO ABUZIM MË BURIMET NATYRORE