Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë të UEFA Conference League ndaj Malishevës, duke folur për situatën e merkatos dhe objektivat e skuadrës. Tekniku shkodran konfirmoi se merkato e klubit është hapur, por ende pritet federimi i futbollistëve të afruar gjatë kësaj vere. Pavarësisht kësaj situate, ai thekoi se është i përgatitur për çdo skenar.

Sa i përket sfidës me Malishevën, trajneri kuqeblu u shpreh se Vllaznia do të japë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv, ndërsa vlerësoi skuadrën kosovare si kundërshtarin më të vështirë që mund t’i binte në shortin e turit të parë të Conference League.

Tashmë mbetet fusha ajo që do të japë verdiktin, me Vllazninë që synon të nisë aventurën europiane me një rezultat pozitiv, pavarësisht vështirësive të hasura në prag të këtij takimi.

https://youtu.be/LFzw6wzmACE

Artikulli paraprakZVËRNECI, BALLA NGA PE: NUK KA LEJE PËR INVESTIMIN, DO TË VLERËSOHET NDIKIMI MJEDISOR! SILLNI DELEGACION FAKTMBLEDHËS
Artikulli tjetërBESËLIDHJA NIS PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI