
Edi Martini ka surprizuar duke u rikthyer në konferencë për shtyp. Një dalje para mediave, që nuk ishte shumë e zakonshme. Trajneri i Vllaznisë vendosi ta nisë konferencën duke folur më konkretisht për Egnatian dhe Dinamon, ku trajnerë janë rrespektivisht Edlir Tetova dhe Ilir Daja.
Trajneri Martini foli edhe për ndeshjen me Dinamon.
Për raundin e 11-të të Superiores, Vllaznia do të luajë sërish përballë një rivali direkt për titullin, ku pas ndeshjes me Egnatian, shkodranët do të presin në shtëpinë e tyre Dinamon, me duelin që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00.






