
Viktor Martini është një personazh tipik që përkufizon disidencën shqiptare.
Ai i cili ka udhëhequr revoltën e 14 Janarit në Shkodër për rrëzimin e bustit të Stalinit komenton per Star Plus temen me te diskutuar te dite, akuzat per implikimin e ish ministrit te brendshëm ne trafik droge , ne bashkepunim me nje organizate kriminale te strukturuar.
Martini lidhjet e politikes me krimin nuk i quan risi ne Shqipëri , e megjithatë thotë se ka ikur koha kur opinionet te jepen politikisht apo duke u nisur me paragjykim Duhet te vendoset drejtësia e munguar ne Shqipëri , thote Martini , si e vetmja rruge drejt demokracise reale.
Viktor Martini prej vitesh jeton ne diaspore e megjithatë ndjek me trishtim zhvillimet ne vendin e tij. Ai pohon se populli shqiptar nuk ka arritur pjekurine e duhur, pasi vetëm përmes stabilitetit te tij mund te reformoje dhe politiken.






