Edi Martini, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe ish-trajneri i kësaj skuadre ashtu si e gjithë Shkodra ndjen keqardhje që Vllaznia ndodhet e fundit në tabelën e renditjes. Skuadra kuqeblu ka dekada të tëra që nuk qenë në këto pozita ndonëse vitet e fundit ka patur luhatje dhe rezultate jo të mira.

Martini thotë se renditja e Vllaznisë në vendin e fundit duhet që të çojë në këmbë që të gjithë, nga drejtuesit e deri tek vetë lojtarët.Për Edi Martinin Vllaznia rrezikon rënien nga Superliga më shumë se asnjëherë.Renditja e Vllaznisë në vend të fundit është një këmbanë alarmi për të gjithë e sidomos për drejtuesit dhe ata që kanë përgjegjësi kryesore për këtë gjendje.