“Tata” Martino ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Argjentinës. Një tjetër goditje për kombëtaren bardhekaltër pas lamtumirës së Messit dhe kërcënimit të Agueros për të bërë të njëjtën gjë.

Dorëheqja vjen vetëm një muaj para fillimit të Lojërave Olimpike në Rio dhe 9 ditë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Amerikës, kundër Kilit. Ja komunikata e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA): “Duke u nisur nga moscaktimi i autoriteteve të reja të AFA-s dhe të problemeve me përzgjedhjen e lojtarëve që do të shkojnë në Rio për Lojërat Olimpike, stafi teknik i kombëtares ka vendosur të prezantojë dorëheqjen”.

Artikulli paraprakBRITANI, THERESA MAY MPOSHT RIVALËT NË TESTIN E PARË PËR PARTINË DHE POSTIN E KRYEMINISTRES
Artikulli tjetërKOSOVË, FAJON: DEMARKACIONI SHTYN VOTIMIN E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE