Pazari i Vjetër i Shkodrës, një nga pjesët më të rëndësishme të historisë së qytetit, do të rikthehet edhe një herë për publikun. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” po punon për të sjellë një përvojë të veçantë, përmes së cilës vizitorët do të kenë mundësinë të shohin dhe të përjetojnë Pazarin e Shkodrës të shekullit XIX, ashtu siç ka qenë dikur. Projekti është ndërtuar duke u mbështetur në fotografitë dhe materialet historike të ruajtura në arkivin e Muzeut “Marubi”, duke rikthyer në vëmendje rrugët, ndërtesat dhe atmosferën e një pazari që sot nuk ekziston më.

Kësaj here, historia nuk do të mbetet vetëm në fotografitë e vjetra. Publiku do të mund të hyjë në të dhe të udhëtojë përmes një Shkodre të së kaluarës.

Eksperienca do të prezantohet fillimisht në KubFranceShkodra, pranë Muzeut “Marubi”, për të vijuar më pas edhe në rrjetin francez Micro-Folie. Një Pazar i humbur prej dekadash rikthehet kështu para syve të publikut, duke i dhënë Shkodrës mundësinë të shohë edhe një herë një pjesë të vyer të historisë së saj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakÇLIROHET HAPËSIRA PRANË SHKOLLËS “MATI LOGORECI”
Artikulli tjetërRIKONSTRUKTOHET SHKOLLA 9-VJEÇARE “MIGJENI” NË PUKË