URDHRI I MINISTRISË, FUT NË “SITË” TË GJITHË PSIKOLOGËT, PRITEN SHKARKIME.Shkarkimet në sistemin parauniversitar në vend nuk kanë përfunduar ende. Pas valës së largimeve nga detyra të mbi 2000 mësuesve që prej vitesh kanë dhënë mësim për një lëndë për të cilën nuk janë diplomuar apo ata pa arsimin përkatës, shkarkimet do të pozicionohen në radhët e psikologëve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Si asnjëherë më parë, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore kanë marrë urdhër të nisin inspektimin për evidentimin e psikologëve që deri më tani kanë ushtruar rolin e psikologut, duke mos qenë të tillë me profesion. Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Arsimit drejtuar këtyre institucioneve arsimore, DAR dhe ZA kanë nisur inspektimin në shkollat përkatëse, ndërsa kanë vënë në dijeni edhe psikologët, në mënyrë që të mos u vijë i papritur largimi nga detyra nëse nuk plotësojnë kriterin bazë të punësimit, diplomë brenda profilit të tyre. Pas identifikimit të psikologëve që nuk janë diplomuar për psikologji, të dhënat zyrtare do të dorëzohen në MAS, ndërsa fill pas kësaj do të nisin shkarkimet për cilindo që nuk plotëson këto kushte. Në këtë proces, psikologët janë më afër se kushdo tjetër me fëmijën, adoleshentin-nxënës dhe problemet e shumëllojshme të tyre. Nga ana tjetër, psikologu shkollor jep një kontribut të ndjeshëm te çdo nxënës për të përballuar me sukses kurrikulën, përmbajtjen, synimet dhe objektivat e saj. Janë psikologët, të cilët së bashku me mësuesit, lehtësojnë përpjekjet e nxënësve për të përfunduar me sukses shkollimin e tyre”, sqarohet në udhëzimin e Arsimit për “Shërbimin psikologjik në shkolla”.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/_P71FFAMjD0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]