Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.

Moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 – 15 °C

në vendet e ulëta: 3 – 14 °C

në vendet malore: 0 – 8 °C

Nga e enjtja moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar.

Artikulli paraprakPARTNERI MUND TË KËRKOJË MË SHUMË KOHË DHE VËMENDJE…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSOT KUVEND/ DO VOTOHET BUXHETI I VITIT 2025, BERISHA RIKTHEHET PAS 11 MUAJSH! PD DEPOZITON 34 AMENDAMENTE