Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga mot i qëndrueshme, por i ftohtë.

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme por të ftohta mbi territorin shqiptar duke kushtëzuar kthjellime gjatë paradites. Por duke ju afruar mesditës vranësira kalimtare shfaqen fillimisht në zonat përgjatë kufirit lindor dhe gradualisht gjatë pasdites përfshijnë të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat e mëngjesit dhe mesditës duke bërë që të vlerat ditore të luhaten nga -4 deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme mbi kontinentin Europian, duke diktuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të tij. Por Brigjet e Detit të Zi dhe Europa Verilindore mbetet me vranësira dhe reshje shiu.

Artikulli paraprakMASHTROI ME KREDINË E COVID-IT, GJYKATA ZVICERANE DËNON ME 26 MUAJ BURG SHQIPTARIN
Artikulli tjetër‘O IA DALIM, O IA DALIM, SE ASKUSH TJETËR NUK IA DEL DOT’, RAMA NJOFTON QYTETARËT: NË STAMBOLL PËR MË SHUMË VAKSINA