Të tjera detaje dalin në dritë nga dy masat e dhëna sot për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, duke i ndaluar asaj daljen jashtë vendit. Masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.

Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre. Nëse Balluku nuk zbaton menjëherë këtë urdhër, ajo rrezikon masë më të rëndë nga Gjykata e Posaçme.

Kujtojmë se GJKKO ka dhënë masë ‘arrest shtëpie’ dhe për dy bashkëpunëtorë të saj të ngushtë, Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Artikulli paraprakGJKKO PEZULLON NGA DETYRA BELINDA BALLUKUN
Artikulli tjetërOSMANI SHPËRNDAN KUVENDIN E KOSOVËS, PRITET DATA E ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME