Përjashtimi i Luçiano Boçit nga seanca parlamentare u cilësua nga opozita si mohim i replikës nga ana e kryetarit Niko Peleshi. Ky i fundit tha se nuk ka asnjë arsye personale për përjashtimin e nënkryetarit të PD dhe shpjegoi sërish arsyen e përjashtimit.

“Boçi nuk e kërkoi fjalën për replikë, zuri foltoren dhe nuk tha se ishte për replikë, filloi me gjuhën e vet jo parlamentare dhe jo korrekte, prandaj u mor masa. Masa nuk u dha në gjaknxehtësi. Mos u solidarizoni me shkeljen e rregullores, por të vazhdojmë seancën. S’kam asnjë arsye personale për të përjashtuar Boçin, e kam mik prej 25 vitesh”, shpjegoi Peleshi.

Megjithatë, deputetët e PD dhe PL nuk u bindën as prej kësaj dhe u larguan nga salla.

Artikulli paraprakVLLAZNIA ELEMINOHET NGA GJYSMËFINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërNDËRROI JETË NË MOSHËN 89-VJEÇARE, NISIN HOMAZHET NË NDERIM TË AKADEMIKUT REXHEP QOSJA