Mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe pyjore janë dëmtuar dhe tjetërsuar në mënyrë të paligjshme në masivin pyjor pranë Kishës së Shna Ndout në Laç, ndërsa janë hapur edhe rreth 3 kilometra rrugë për qëllime ndërtimi. Denoncimi është bërë nga përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Bashkiak të Kurbinit, njëkohësisht edhe specialist i pyjeve, Albert Ndoci.Sipas tij, kjo që po ndodh është një masaker mjedisore dhe institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin, duke lejuar shkatërrimin e një zonë me vlera të mëdha natyrore dhe historike, pasi aty ndodhej dikur edhe qendra administrative e Sebastias.

Specialisti i pyjëve i bën thirrje SPAK-ut të ndërhyjë dhe të hetojë këtë çështje, duke kërkuar që përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë për dëmin e shkaktuar.

Ndërkohë, grupi i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Kurbinit i ka kërkuar zyrtarisht bashkisë të ndërhyjë dhe të ndalojë shkatërrimin e mëtejshëm të masivit pyjor, por janë përballur me mungesë totale reagimi nga institucioni vendor.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak700 FAMILJE PA RRUGË PREJ 30 VITESH
Artikulli tjetër“DAILY EXPRESS” ARTIKULL PËR TURIZMIN NË SHQIPËRI