Një sherr në një lokal ka përfunduar me vdekjen e një 61-vjeçari dhe plagosjen e katër të tjerëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytezën Spartës në Greqi.

Sipas mediave greke, dy shtetas nga Gjeorgjia të moshave 33 dhe 38 vjeç u konfliktuan me katër persona të tjerë në një lokal nate. Të plagosurit janë 46, 54, 57 dhe 61 vjeç. Ky i fundit besohet se ishte pronari i lokalit të natës. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë në spital pasi kishte pësuar dëmtime serioze. Nga përleshjet mes burrave, e plagosur në lokal mbeti edhe një grua shqiptare. Zyrtarisht policia greke thotë se shqiptarja është e moshës 32-vjeçare, e cila u dërgua në spital për mjekim. Identiteti i saj nuk është bërë publik.

Dy autorët gjeorgjianë u arrestuan disa orë më vonë pasi ishin larguar nga lokali i natës.