Masakra e shqiptarit, 8 goditje me thikë biznesmenit

Mbetet në burg me akuzën e tentativës së vrasjes 20-vjeçari shqiptar, i cili pasditen e së martës goditi me thikë tetë herë në trup një 55-vjeçar pakistanez. I plagosuri, që raportohet se është një ‘pre’ e rastësishme e shqiptarit, është jashtë rrezikut për jetën edhe pse i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites në komunën “Desenzano del Garda” në Breshia. I riu shqiptar, që sipas policisë është me probleme mendore, u paraqit para dyqanit të tregtarit pakistanez me një thikë dhe nuk ngurroi ta përdorte. I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ndërsa shqiptari shkoi në banesën ku jetonte më familjarët. Jo shumë kohë pas ngjarjes, policia mësyu në banesën e të riut, i cili nuk bëri rezistencë. Në një gjendje konfuze, ai u tha efektivëve se kishte nevojë për gjumë. Megjithatë, agjentët nuk ia plotësuan dëshirën, por i vunë prangat